Ministri Panariti flet në Budapest për rolin e grave dhe të rinjve në fermat familjare ne Shqiperi - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 06/03/2014

Ministri Panariti flet në Budapest për rolin e grave dhe të rinjve në fermat familjare ne Shqiperi

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti gjatë qëndrimit në Budapest mbajti një fjalë në panelin me temë: Roli i gruas dhe të rinjve fermerë në fermat familjare.

Ministri Panariti u shpreh se fatmirësisht numri i të rinjve që po merren me bujqësi në Shqipëri sa vjen e shtohet. Pas viteve 90 ndodhi një fenomen kur rinia e braktisi fshatin dhe u largua në emigracion ose u dynd drejt qendrave urbane. Në bujqësi mbeti vetëm mosha e tretë ku sipas statistikave deri në vitin 2008 mosha mesatare e forcës së punës në bujqësi ishte mbi 40 vjec. Por vitet e fundit gjithcka po ndryshon. Për shkak të krizës ekonomike në vendet fqinje, Greqi e Itali, shumë emigrantë po kthehen, mes tyre mjaft të rinj. Duke qenë se gjithe sektorët e tjerë janë në ulje, i vetmi sektor që ofron punë është bujqësia, ndaj këta të rinj qe kthehen i janë kthyer tokës, i janë kthyer bujqësisë, – u shpreh Ministri Panariti. Duke iu referuar dhe Panairit të fundit të Agrobiznesit që u zhvillua në Tiranë, Ministri Panariti tha se aty pa mjaft shembuj të rinjsh që kishin ardhur të prezantonin produktet e tyre dhe nuk kishin studiuar për veterinari apo agrobiznes, por për juridik, ekonomik, shkenca sociale etj dhe tashmë ishin bërë bletarë e blegtorë shumë të sukesshëm. Por ky trend duhet të vazhdojë pasi ende 30 % e të punësuarve në bujqësi janë mbi 64 vjec, pra një numër shumë i madh i të moshuarve vazhdojnë të punojnë në bujqësi dhe ky trend duhet të përmbyset në favor të të rinjve.

Përsa i përket rolit të gruas – tha Ministri Panariti, – në Shqipëri ky rol lë për të dëshiruar. Bujqësia dominohet nga burrat. Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 21 527 gra të punësuara në bujqësi, një numër i vogël krahasuar me burrat që janë 329 389, statistike kjo e vitit 2012. Në fakt në fermat familjare janë gratë që luajnë rol të rëndësishëm, gratë bëjnë 96 % të punës në fshat. Qeveria jonë do të përgatisë një plan masash për të mbështetur në skemat financiare rrritjen e rolit të grave dhe të rinjve në bujqësi, tha ne fjalen e tij Ministri Panariti.