Ministri i Bujqësisë z. Panariti priti drejtorin e EUROSTAT z. Pieter Everaers - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 05/12/2013

Ministri i Bujqësisë z. Panariti priti drejtorin e EUROSTAT z. Pieter Everaers

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti sot në takim drejtorin e EUROSTAT (zyra e statistikave të BE) z. Pieter Everaers dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ministri Panariti i bëri një panoramë të prioriteteve të Ministrisë së Bujqësisë për katër vitet e ardhshme, si dhe e njohu z. Everaers me problemet që hasen në lidhje me informacionin statistikor specifikisht për fushën e bujqësisë.
Drejtori i Eurostat,  z. Everaers bëri disa sugjerime sesi Ministria e Bujqësisë dhe INSTAT mund të forcojnë bashkëpunimin për të dhënat statistikore në mënyrë që ato të përditësohen dhe të përdoren në mënyrë sa më të vlefshme. Ministri Panariti premtoi se puna e Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me të dhënat statistikore do të vijojë edhe në të ardhmen.