Ju njohim me Vangjel Kuron nga fshati Suhë i Libohovës. Në një sipërfaqe prej 3 Ha ka disa vite që kultivon lajthi. Prodhon mesatarisht rreth 4 ton në vit, të cilat i shet në tregun vendas. Ai është një prej shumë fermerëve të mbështetur nga programi IPARD, si dhe do të aplikojë sërish në thirrjen e radhës për të përfituar ndihmë për makineritë bujqësore dhe infrastrukturën që i duhet për përpunimin e frutit dhe zgjerimin më tej të fermës me rreth 1 mijë rrënjë.
Falë politikave mbështetëse për sektorin, sipërfaqet e kultivuara me arrorë deri në vitin 2019 janë rritur në rreth 3 mijë e 400 Ha ndërsa prodhimi në rreth 14 mijë ton.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë