Viola Dona ka kryer studimet në vitin 2012 pranë Univeristetit të Tiranës, Fakulteti  i Historisë dhe Filologjisë, në degën Gjuhë-Letërsi. Ka përfunduar masterin në Antropologji Kulturore dhe Studime Letrare Shqipe në vitin 2014 pranë të njëjtit fakultet.

Nga viti 2012 e në vijim është angazhuar si përkthyese për librat për fëmijë pranë disa shtëpive botuese. Zotëron shkëlqyer gjuhën angleze, italiane dhe spanjolle dhe në një nivel të mirë atë franceze dhe ruse.

Në vitin 2014 ka nisur punë pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, si Asistente e Drejtorit të Përgjithshëm. Në vitin 2017 është emëruar Ndihmëse e Kryeministrit, pranë Kabinetit të Kryeministrit ku ka mbuluar çështjet e Protokollit dhe Ceremonialit. Është kujdesur për ndjekjen e takimeve të Kryeministrit si dhe për koordinimin ceremonial në vizita të nivelit të lartë dhe evente zyrtare të Kryeministrit.

Në vitin 2022 është emëruar Këshilltare pranë Kabinetit të Ministres së Bujqësisë. Disa nga përgjegjësitë përfshijnë ndjekjen e agjendës së takimeve zyrtare të ministres dhe koordinimin e eventeve, vizitave zyrtare dhe korrespondencës.