Z. Mirgen Dobruna ka lindur në Tiranë (vendi), në 25.09.1978.
 
Eshtë diplomuar në Fakultetin e Ekonomise, pranë Universitetit të Tiranës.
Ka përvojë pune në pozicione të ndryshme drejtuese si ne sektorin privat ashtu dhe në sektorin publik, si drejtor finance apo menaxher. 
Karriera e tij profesionale është e lidhur me sektorët e ekonomisë bujqësore. 
Z. Dobruna, në vitet 2018-2021, drejtoi Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit te Projekteve, në AZHBR, duke ndihmuar në implementimin me sukses të aplikimeve online për mbështetjen direkte të fermerëve, si dhe fillimisht për plotësimin e kushteve për marrjen e Akreditimit për fillimin e programit IPARD II në Shqipëri, dhe më pas për zbatimin me sukses të 3 thirrjeve të para të saj.
Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane. Aktualisht eshte këshilltar për ekonominë bujqesore.