Fjala e Ministrit Panariti në Ministerialin e Forumit Global për Bujqësinë Familjare, në Hungari - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 05/03/2014

Fjala e Ministrit Panariti në Ministerialin e Forumit Global për Bujqësinë Familjare, në Hungari

Është një kënaqësi e madhe që jam këtu me ju për të shkëmbyer eksperiencë për një cështje shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë që është bujqësia familjare. Përfitoj nga ky rast për të falenderoj ministrin e Bujqësisë së Hungarisë, z. Fazekas për organizimin e këtij forumi të jashtëzakonshëm për bujqësinë familjare.
Roli dhe rëndësia e bujqësisë familjare në botë është shumë i rëndësishëm. Eksperienca gjithashtu është e pasur dhe mund të gjenden shembuj në të katër anët e botës. Bujqësia Familjare mund të sigurojë jetesën e njeriut, por nëse modernizohet bëhet një faktor i rëndësishëm ekonomik .
Fermat familjare shqiptare janë rimëkëmbur pas viteve të kolektivizimit të detyruar të kooperativave bujqësore. Më shumë se 90 % e bujqësisë sot është kryesisht e bazuar në fermat familjare që kanë një dimension ekonomik dhe social.
Bujqësia familjare në vendin tim është e orientuar që nga prodhimi familjar i mbijetesës e deri tek orientimi për qëllim tregtimi. Por per ta zhvilluar me tej për këtë sektor, ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Sot rreth 48 % e popullsisë jeton në fshat dhe është e punësuar në bujqësi.
Përveç kontributit thelbësor në sigurimin e ushqimit, në vendin tonë, bujqësia familjare gjithashtu siguron:
• përdorimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e barabartë të burimeve natyrore dhe biodiversitetit. Shqipëria ka nevojë për të ruajtur biodiversitetin e saj dhe bujqesia familjare është një burim i rëndësishëm per kete.
• Siguron zhvillimin e zonave malore
• Ruajtjen e bilancit gjatë krizës. Bazuar në bujqësinë familjare, zonat rurale kanë qenë më rezistente ndaj krizave , sepse fermat familjare kanë përshtatshmëri më të mire dhe vazhdimësi në rritjen e prodhimit edhe kur ka krize. Në Shqipëri , bujqësia ishte sektori i vetëm që ka shënuar rritje gjatë vitit të kaluar,( rreth 3% ).
• Ofron zgjidhje për problemin e papunësisë, të cilën dhe qeveria shqiptare e sheh si një mundësi për të krijuar më shumë vende pune dhe për të shmangur lëvizjen e popullsisë drejt qyteteve.
• Rruajtjen e strukturës shoqërore – duke siguruar vazhdimësinë e historisë, ruajtjen dhe pasurimin e traditës, identitetet locale si dhe trashëgiminë kulturore
• Në mënyrë të tërthortë duke luajtur një rol të stabilitetit politik , sidomos në vendin tonë, nje vend kryesisht rural ( 48 % e popullsisë )
Sfidat dhe vështirësitë që ne përballemi janë të mëdha , të çdo lloji , por jo të pakapërcyeshme . Për këtë arsye  kemi filluar dhe do të vazhdojmë të miratojmë politika të favorshme bujqësore per të siguruar prodhimin vendas, për të ruajtur tokën bujqësore dhe për të luftuar kundër degradimit të tyre .
Ne kemi nevojë për të përmirësuar ujitjen dhe mbrojtjen kundër sistemit të përmbytjeve,  të inkurajojmë dhe zhvillojmë kapacitetet e brendshme për të organizuar më mirë menaxhimin e ujit dhe tokën tonë pjellore . Duke pasur parasysh kushtet klimaterike shumë të favorshme , burimet ujore dhe frymën familjare në vendin tone, kemi potencial të konsiderueshëm, ndaj ne jemi të vendosur për të shfrytëzuar pikërisht  këtë potencial nëpërmjet bujqësisë familjare .
Për të zhvilluar politikën tonë të bujqësisë familjare ne jemi fokusuar në :
• një sistem të pagesave direkte për fermerët , sektorëve dhe rajoneve që kanë nevoja të veçanta
• një orientim të fortë drejt bujqësisë së qëndrueshme: një e treta e modeleve tona të subvencionit është e lidhur me masat për të ruajtur mjedisin dhe biodiversitetin .
• Mbështetje për zhvillimin e produkteve vendase cilesore, produkteve bio e organike dhe agroturizmit.
• Masa per diversifikimin , modernizimin , trajnimin dhe transferimin e njohurive që janë të një rëndësie të veçantë për fermat familjare .
• Forcimin e organizatave prodhuese për të lehtësuar qasjen në treg, për tu dhënë fermerëve mjetet që të bëhen lojtarë të mëdhenj, për të siguruar ekuilibrin e tregut dhe të ardhurat për të vazhduar këtë model të bujqësisë .
• Të sigurohemi që përpjekjet tona të sjellin risi në sektorin e bujqësisë në tërësi .
Por në mënyrë që të arrihet sukses ne ambiciet tona për të transformuar sfidat në mundësi, duhen përpjekje të përbashkëta për forcimin e  tregut tonë , bashkëpunim dhe integrim rajonal ,si dhe  bashkëpunim dhe ekspertizë  nga vendet më të zhvilluara.