EFSA lançon fushatën ‘Stop Ethja afrikane e derrit’ në Evropën Juglindore

 

EFSA ka filluar një fushatë të madhe e cila ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së Ethes afrikane të derrit në Evropën Juglindore.

Fushata ka përfshirë shtetet të cilat në vitin 2019 janë identifikuar në mënyrë kolektive nga EFSA si një ‘rajon brengosës’ për shkak se ndodhen në afërsi të shteteve ku ASF tani më është prezente. Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Sllovenia janë shtetet e përfshira në këtë fushatë.

Fushata jonë do ta përkrahë përpjekjet e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që po punojnë në zhdukjen e kësaj sëmundje nga Evropa.

Çfarë është Ethja afrikane e derrit (ASF)?

Ethja afrikane e derrit, është një sëmundje viroze që prek derrat e fermës dhe të egër. Ky virus është i padëmshëm për njerëzit, por ka shkaktuar pengesë të konsiderueshme ekonomike në shumë vende. Aktualisht nuk ka vaksina për ethen afrikane të derrit, kështu që një shpërthim mund të çojë në therjen e një numri të madh të derrave të rritur në fermë në një zone të prekur.

 

Qëllimet dhe audienca e fushatës

Fushata ka për qëllim të rrisë dijen dhe të jap informacion lidhur me ASF në nëntë shtetet e përzgjedhura. Fokusi i fushatës është te grupet dhe individët të cilët janë apo mund të jenë në kontakt me derrat e fermës dhe derrat e egër, si fermerët dhe gjuetarët. EFSA do të përfshijë në këtë fushatë edhe organizatat veterinare, shoqatat e gjuetarëve, grupet e fermerëve, autoritetet dhe policinë kufitare, operatorët turistik si dhe udhëtarët.

Zbulo, Parandalo, Raporto

Për shkak se një shpërthim i sëmundjes ASF mund të ketë pasoja shkatërruese, zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë veprimet thelbësore për ta izoluar këtë sëmundje. Këto janë tre fjalët kyce të kësaj fushate.

Në ditët në vazhdim do të ndajmë me ju dokumenta me fakte, infografik, postime të gatshme për rrjetet sociale dhe material të tjera. Për më shumë informacion lidhur me ASF vizitoni website-in e fushatës: www.efsa.europa.eu/StopASF

[1] Ky emërtim është paparagjykim dhe i paanshëm për statusin dhe në përputhshmëri me  UNSCR 1244 dhe Mendimin e ICJ lidhur me Deklarimin e Pavarësisësë Kosovës

 

 

Fletë palosje MAD