Dita e Vajit të Ullirit në Vlorë. Panariti: Do bëjmë të mundur që produktet tona të jenë të pranishme në tregjet e BE - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 28/02/2014

Dita e Vajit të Ullirit në Vlorë. Panariti: Do bëjmë të mundur që produktet tona të jenë të pranishme në tregjet e BE

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z, Edmond Panariti mori pjesë sot në Ditën e Vajit të Ullirit në Qytetin e Vlorës. Vlora është një nga qytetet kryesore prodhuese dhe kultivuese të ullirit cilësor dhe vajit të ullirit. Kjo për shkak të kushteve shumë të favorshme që ka ky qark për prodhimin e ullinjve unik, autokton e aromatik dhe për prodhimin shumë cilësor të vajit të ullirit.
Duke folur në këtë aktivitet të rëndësishem për qytetin e Vlorës, Ministri Panariti u shpreh: “Ne do tëmbeshtesim këto nisma, këto përpjekje të suksesshme të kultivuesve të ullirit, të prodhuesve të vajit të ullirit, në mënyrë që vaji i ullirit shqiptar të jetë gjithnjë e më shumë i pranishëm ne tregjet e BE-së. Aktualisht – tha Ministri Panariti – një pjesë e prodhimeve eksportohen me sukses në Zvicër, Shba etj, por mendoj dhe jam i bindur se potenciale më të mëdha ka sektori i rritjes dhe kultivuesve të ullirit për të qenë edhe më i pranishëm në këto tregje europiane. Konkretisht vaji Extra Verxhine i certifikuar ndërkombëtarisht si bio, tregtohet tanime ne tregun boteror, që nga Zvicra e deri në Amerikën e largët.
Ministri Panariti vecanërisht vlerësoi cilësinë e vajit në Vlorë, pasi ky qark ka kushte të përshtatshme klimaterike për prodhimin e ketij produkti. Ai premtoi se Ministria që ai drejton do ta mbështesë prodhimin e vajit të ullirit përmes subvencioneve, ose mbështetjes financiare të cilat janë të parashikuara në skemat që Ministria do të zbatojë këtë vit, gjë që do të cojë drejt rritjes se cilesisë e standardeve të prodhimit të vajit të ullirit.
Në kete aktivitet merrnin pjesë gjithashtu autoritete vendore, prodhues dhe specialistë te kesaj fushe. Aktiviteti ka vijuar me një seminar ne qendren e transferimit te teknologjive bujqesore  dhe më pas të pranishmit kanë zhvilluar vizita në disa punishte për degustimin e vajit të ullirit.