» Siguria ushqimore
Postuar më: 30/06/2018

Siguria ushqimore

Masat për disiplinimin e sektorit të qumështit
Vijon kontrolli lidhur me masat për disiplinimin e sektorit tëqumështit. Si pasojë e aksionit me dy faza, ndërgjegjësim e mëpas kontroll, 32 subjekte kanë mbyllur aktivitetin e tyre në mënyrë vullnetare dhe janë në fazën e rikonstruksionit 19 subjekte. Nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer 106 inspektime, nga të cilat janë vendosur 21 gjoba, janë dhënë 17 paralajmërime si dhe është ndërprerë aktiviteti i 11 prej tyre.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural garanton se produktet e qumështit të fabrikave të mëdha shqiptare që tregtohen në markete të liçensuara janë plotësisht të garantuara dhe brenda standardeve të sigurisë. Sfida vazhdon me punishtet e vogla, tëcilat gjykuar nga shifrat e mësipërme janë duke ecur drejt standardeve.