» Ministri Panariti takon në Berlin Komisionerin Europian të Bujqësisë, z.Ciolos dhe homologun grek z. Tsaftaris
Postuar më: 20/01/2014

Ministri Panariti takon në Berlin Komisionerin Europian të Bujqësisë, z.Ciolos dhe homologun grek z. Tsaftaris

Ministri i Bujqesisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave z. Edmond Panariti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në Javën e Gjelbër, u takua me Komisionerin për Bujqësinë të Komisionit Europian, z. Dacian Ciolos , me të cilin diskutoi rreth reformave të ndërmara në Bujqësinë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit të saj në BE.

Ministri Panariti zhvilloi nje takim te vecante edhe me homologun e tij grek, z. Athanasios Tsaftaris me të cilin u ra dakord për organizimin e takimeve dhe programeve të përbashkëta të bashkëpunimit ne fushen e bujqesise.  Ministri grek i shprehu dëshirën ministrit Panariti për të vizituar Shqipërinë brenda  këtij viti.

Në këtë Samit  Ministri Panariti kontaktoi me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës.

 

Takimet me homologë Ministri Panariti i zhvilloi gjatë panairit “Java e Gjelber” në Berlin ku  u perfaqesuan 70 vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë dhe në forumin për Ushqim dhe Agrikulturë me temë: “Fuqizimi i bujqësisë: Shtysë për sigurimin global të ushqimit”. Të pranishëm ishin rreth 1400 përfaqësues nga fusha e politikës, ekonomisë, shkencës, bujqësisë, shoqërisë civile, e tjere.