» Ministri Çuçi në Divjakë: Produkti bujqësor shqiptar është në ditët e tij më të mira. Synimi jo thjesht rritja e sasisë, por të perfeksionojmë më tej cilësinë
Postuar më: 07/06/2019

Ministri Çuçi në Divjakë: Produkti bujqësor shqiptar është në ditët e tij më të mira. Synimi jo thjesht rritja e sasisë, por të perfeksionojmë më tej cilësinë

 

Ministri Çuçi në Divjakë: Produkti bujqësor shqiptar është në ditët e tij më të mira. Synimi jo thjesht rritja e sasisë, por të perfeksionojmë më tej cilësinë

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në Çermë të Divjakës ku mori pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të një prej kompanive më të mëdha në vend për tregtimin e farërave dhe imputeve bujqësore. ‘Alba Seed’ furnizon me impute dhe farëra të ndryshme mbi 1500 fermerë në zonën e Myzeqesë. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni ministri Çuçi vlerësoi gjithashtu faktin se për herë të parë në vend kjo sipërmarrje ofron ndër të tjera edhe shërbim konsulence për fermerët, si dhe testim paraprak të farërave dhe efektit të imputeve në kulturat bujqësore.

 

“Kjo është një lëhtësi e jashtëzakonshme për gjithë fermerët e Myzeqesë dhe jo vetëm. Partneriteti i saj me dy prej kompanive më të mëdha të eksportit të prodhimeve bujqësore shqiptare është një tjetër element i suksesit të kësaj sipërmarrje. Prej janarit të këtij viti ka hyrë në fuqi heqja e TVSH-së për imputet bujqësore. Ky vendim që ne morëm do të ketë efekt të drejtpërdrejt tek fermerët; do të thotë ulje e kostove dhe rritje e prodhimit”, tha ministri Çuçi gjatë fjalës së tij.

 

Më tej ai theksoi se produkti bujqësor në Shqipëri është në ditët e tij më të mira. Vetëm gjatë vitit të kaluar u eksportuan drejt vendeve të BE-së rreth 300 mijë ton produkte bujqësore. Synimi ynë tha ministri, në këtë fazë, nuk është vetëm të rrisim sasinë, por të perfeksionojmë më tej cilësinë.